Brook

Cosplayer i Brook (kjo pamje ishte para vdekjes së tij 52 vjet më parë)

Brook "Mbreti i Shpirtërave" është muzikanti i Ekuipazhit të Kapelës prej Kashte.

Ai është një skelet që Kapelat e Kashtes e gjetën në bordin e një anijeje fantazmë pasi zhytej në Trekëndëshin Florian për 50 vjet. Arsyeja pse ka formë të skeletit është se para vdekjes së tij, ai ka ngrënë frutin e rringjalljes dhe trupi i tij u shndërrua në skelet para se të rringjallet.[1] Ëndrra e tij është që, pasi të lundrojë nëpër botë, të ribashkohet me mikun e tij të vjetër, Laboon, në malin Reverse, ku ai banon me Crocus.[2]

Ai është anëtari i nëntë i ekuipazhit dhe i teti që u bashkua me ekuipazhin e Luffy, si dhe është anëtari më i vjetri i ekuipazhit dhe anëtari i dytë më i gjatë pas Jinbe. Ai është gjithashtu një nga dy shpatarët në bordin e anijes së tyre të tanishme, me tjetrin Roronoa Zoro. Ai mbush rolin e muzikantit të shumëpritur që Luffy kishte dashur për ekuipazhin e tij që nga fillimi i udhëtimit të tij.

Ai aktualisht ka një shpërblim prej 83,000,000 beli.

  1. ^ One Piece Kapitulli 443 dhe Epizodi 338
  2. ^ One Piece Kapitulli 459 dhe Epizodi 353

From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Tubidy