Kabunia është ëmbëlsirë që bëhet me oriz të zier me lëng të mishit me sheqer, rrush të thatë, bajame dhe që kripet me tozsheqer. Është ëmbëlsirë kremtesh të mëdha, konsumohej edhe nëpër dërkore.[1] Së bashku me qabuli-n afgan, është mbetje e recetës së parë të pilafit quajtur qabuli (herë qabili) palaw, "pilafi i pranimit".[2]
^Dizdari, Tahir (2005). "Kabuní-ja" në Fjalorin e Orientalizmave në Gjuhën Shqipe. Tiranë: Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam. fq. 464.