Paeonia peregrina e njohur edhe si Lulegjaku dhe Bozhuri i Kosovës është një specie e bimëve me lule në familjen e bozhureve ose lulëkuqeve Paeoniaceae, bimë autoktone në Kosovë,[1] Ballkan, Evropën Juglindore dhe Turqi.[2][3][4]Paeonia peregrina është një bimë shumëvjeçare barishtore, me gjethe 9-lobesh, të ndara thellësisht. Lule të vetme, me shkëlqim të kuq, 10–13 centimetres (4–5 in) në diametër, me thekë të verdhë të spikatur, mbijnë në pranverë (maj në hemisferën veriore). [5]
Kultivari 'Otto Froebel' ka fituar Çmimin e Shoqërisë Mbretërore Hortikulturore të Kopshteve. [6][7]
Lulja e gjakut (Paeonia peregrina) ose Bozhuri i Kosovës paraqet njërin nga simbolet e Kosovës. [2]