Mataruga

Matarugët (ndryshe, Mataruge ose Motoruga) ishin një fis mesjetar arbëror i cili fillimisht jetonte në Hercegovinën e Vjetër dhe Dalmacinë jugore. Emri i tyre dëshmohet në të dhënat historike për herë të parë në vitin 1222 në gadishullin Peljeshac të Dalmacisë. Gjatë gjithë shekullit të 20-të, ata konsideroheshin se kishin pushuar së ekzistuari si një komunitet i veçantë gjatë pushtimit osman të Ballkanit në shekullin e 15-të. Kërkimet moderne në arkivat osmane treguan se ata ishin shpërndarë në të gjithë Ballkanin Perëndimor pas pushtimit osman dhe kishin krijuar vendbanime në zona të tjera. Në vitin 1477, një pjesë e tyre jetonin në kazanë e Prijepoljes, ku formuan nahijet e tyre të veçanta me 10 katunde. Një nga drejtuesit e tyre del në defter se ka qenë një Vojko Arbanashi.[1] Komunitete të tjera Mataruga ishin zhvendosur në Kroacinë qendrore dhe Bosnje.[2] Me kalimin e kohës ata u integruan kulturalisht në komunitetet përreth vendbanimit të tyre të ri. Familjet që e kanë origjinën nga fisi gjenden sot në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

  1. ^ Rexha, Iljaz. "SHTRIRJA DHE SLLAVIZIMI I VLLAZËRIVE ALBANE MESJETARE, BURMAZI DHE MATARUGA NË AREALIN E TREKËNDËSHIT TË KUFIJVE TË BOSNJËS E HERCEGOVINËS, MALIT TË ZI DHE SERBISË (SIPAS DY DEFTERËVE TË SANXHAKUT TË HERCEGOVINËS TË SHEK. XV) [Geography and Slavicization of the Albanian brotherhoods of Burmazi and Mataruga in the border area between Montenegro, Bosnia & Herzegovina and Serbia according to two defters of the 15th century]". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ SGZ 1962.

From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Tubidy