.su

.su është prapashtesa e fletave të internetit dhe përdorej si domen zyrtar i Bashkimit Sovjetik në vitin 1990. Edhe pse ky shtet nuk ekziston më, ky domen përdoret edhe më tutje deri në ditët tona (2006). Administrimi bëhet nga Instituti për zhvillimin e rrjeteve publke i Rusisë.

Në vitin 2001 menaxhuesit e domenit, kanë deklaruar se do të pranonin një regjistrim të ri të këtij domeni, mirpo kjo si duket nuk bie në pajtim me ICANN-ë.

Fletat në këtë domenë kanë kryesisht përmbajtje humori apo janë të prezentuara nga nostalgjikët e Bashkimit Sovjetik. Në vitin 2005 regjistrimi kushtonte USD $100 dhe përgjegja në kërkesen e Google kthehej me diku 4 340 000 shënime [1].


From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Tubidy