Amerika

Amerika

Sipërfaqja 42,549,000 km2
Popullsia 970,040,000[1]
Dendësia 22.8/km²
Shtete 35
Denonimi Amerikan

jashtqitje

Gjuhët Spanjisht
Portugalisht
Anglisht
Frëngjisht
Kreyòl haitian
Kueçua
Guarani
Aimarisht
Nahuatl
Holandishtja surinameze
dhe shumë të tjerë
Zonat Kohore Nga UTC-10 tek UTC±00:00
Qytetet
më të mëdha
Zonat e mëdha metropolitane
Qytete të mëdha

Amerika - paraqet një tërësi teritoriale e cila përfshin në vete dy kontinente të cilët janë te njohur si Amerika Veriore dhe Amerika Jugore.

Edhe pse nuk është term për emertim të Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpesh herë këto shtete që gjenden në Amerikën e Veriut në gjuhën jo zyrtare të përditshme emërtohen-njihen si Amerikë.

Emri Amerikë vie nga zbuluesi i sajë Ameriko Vespuçi (edhe pse zbulues i parë i kësaj toke ishte Kristofer Kolombo, por ai e paraqiti si tokë indiane).

Kontinenti i Amerikës shtrihet në Hemisferen Perendimore dhe ka shtrirje meridionale. Shtrihet në të dy gjersitë gjeografike (verior dhe jugore). Shtrihet mes gjersisë veriore gjeografike 83º dhe 56º të gjersisë gjeografike jugore. Kontinenti i Amerikës është i vendosur mes Oqeanit Atlantik në lindje dhe Oqeanit Paqësor në perëndim. Sot këto oqeane shërbejnë “urë” lidhëse natyrore mes Amerikës , Evropës ,Afrikëa , Azisë dhe Australisë. Kontinenti i Amerikës me sipërfaqe prej 42 milion km2 është kontinenti i dytë në botë pas Azisë . Ajo perbëhet prej dy pjesëve të mëdha tokësore në atë Veriore dhe Jugore. Shtrirja e Amerikës mes Oqeanit Atlantik , Oqeanit Paqesor , oqeanit të Ngrirë të Veriut ka bërë që viset bregdetare të jenë të pasura me ishuj ,dete, gjire, dhe ngushtica të shumta . Bregdeti më i perthyer është ai i Oqeanit të Ngrirë të Veriut i cili ka shumë ishuj ,gadishuj, gjire ,dete dhe nguishtica të cilat shtrihen në varg. Ishujt më të mëdhenj janë: Grënlanda (ishulli më i madh i botës ), ishujt e Arkipelagut të Arktikut (Toka e Bafinit dhe Viktoria ), ndërsa gjiret më të mëdhenj janë Hudsoni , Bafini,dhe ngushtica e Devonsit. Rëndësi të madhe ka Kanali i Panamasë. Ai gjendet në brigjet perëndimore të Amerikës së Mesme dhe lidh Oqeanin Paqësor me brigjet e detit të Karaibeve , përkatësishtë me Oqeanin Atlantik. Kanali i Panamasë lidh kotinentin e Amerikës Veriore me atë Jugore. Kontinenti i Amerikës për shumë shekuj ka qenë i panjohur për evropianët . Në kohën e zbulimeve të mëdha gjeografike evropianët njihnin mirë Azinë dhe Afrikën. Ata filluan t'i shpeshtojnë udhëtimet e tyre në drejtim të Azisë dhe Afrikës e sidomos Indisë për zhvillimin e tregtisë . Turqit u perqendruan në bregdetin lindor të Detit Mesdhe , duke paraqitur pengesë të përhershme për tregtarët dhe udhëtaret e Evropës. Ky ishte shkaku kryesor që evropianët filluan të kërkojnë rrugë te reja për Azi , përkatësishtë në Indi. Ndër të parët që vendosi të gjej një rrug te re dhe më shkurtër për në Lindje, përkatësishtë Indi ishte lundërtari, tregtari dhe topografi, Kristofer Kolombo. Ai ka qenë i bindur në formën e rrumbullakt u nis me tri anije nga porti spanjoll Palos ne drejtim te perendimit per te gjetur nje rrug te re per ne Indi por pas nje udhetimi te gjat e te rrezikshem dhe avanturist, më 12 tetor 1492. Ai udhëtoi edhe tri herë me qëllim qëllim që ti njihte ato vise. Më vonë atë rrugë e morën shumë lundërtar dhe hulumtues nga Evropoa, ndër ta ishte Ameriko Vespuçi. Pasiqë Ameriko Vespuçi arriti në përfundim se kjo tokë ishte një kontinent i ri ,përkatësisht “botë e re” , sipas emrit të këtij kontinenti u quajt Amerikë. Evropianët filluan të bënin gara në hulumtimin, pushtimin dhe kolonizimin e tokës së re-Amerikës.Kolonot e para ishin spanjollët dhe portugezët. Garat u zhvilluan shumë shpejt në gjgjysmën e shekullit xix, Amerika Veriore u gjend në duart e kolonëve evropianë.

  1. ^ «Población octubre 2019» Fondo Monetario Internacional.

From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Tubidy