Eurozona

Harta e Eurozonës, 2023

Eurozona (ang: Eurozone) është një bashkim valutor i 20 nga vendeve të BE-së të cilat kanë adoptuar euron si valutë të vetme zyrtare. Momentalisht përbëhet nga Austria, Belgjika, Estonia, Finlanda, Franca, Greqia, Gjermania, Holanda, Irlanda, Italia, Kroacia, Latvia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Portugalia, Qipro, Sllovakia, Sllovenia dhe Spanja.

Ndërsa tri mikroshtete Evropiane – Andorra, Monako, San Marino dhe Vatikani – kanë lidhur marrëveshje me Bashkimin Evropian, duke i lejuar ato të përdorin euron si valutë zyrtare dhe të shtypin atë,[1] ato nuk formojnë Eurozonën.[2][3] Mali i Zi dhe Kosova janë mes atyre që përdorin euron si valutë të vetme pa kurrfarë marrëveshje.

Eurozona është ekonomia më e madhe në botë.[4] Politikat monetare të vendeve të BE-së brenda zonës janë përgjegjësi e Bankës Qendrore Evropiane, megjithëse nuk ka përfaqësim të zakonshëm, qeverisja e politikave fiskale për unionin valutor.

  1. ^ http://europa.eu/scadplus/leg/en/lvb/l25040.htm Arkivuar 23 dhjetor 2008 tek Wayback Machine |title=Agreements on monetary relations (Monaco, San Marino, the Vatican and Andorra) |accessdate=2 February 2009
  2. ^ A glossary issued by the ECB defines “euro area”, without mention of Monaco, San Marino, or the Vatican.
  3. ^ The agreements contain provisions that do not apply to the eurozone proper. For example, banks in Monaco need the consent of the ECB to gain access to national payment systems in France.
  4. ^ Stampa:Url= https://www.cia.gov/library/publications/the-world-factbook/rankorder/2001rank.html

From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Tubidy