Gjakova

Gjakova
Ђаковица
Đakovica
Kolazhi i fotos (Gjakova natën, Xhamia e Hadumit, Kisha Ortodokse e Shën Gjonit, Sahat Kulla e Gjakovës, Ura e Terzive, Kulla e Mazrrekajit, Kisha Katolike e Shën Palit dhe Shën Pjetrit, Çarshia e Vjetër)
Kolazhi i fotos (Gjakova natën, Xhamia e Hadumit, Kisha Ortodokse e Shën Gjonit, Sahat Kulla e Gjakovës, Ura e Terzive, Kulla e Mazrrekajit, Kisha Katolike e Shën Palit dhe Shën Pjetrit, Çarshia e Vjetër)
Official logo of Gjakova
Vendodhja e komunës së Gjakovës në Kosovë
Vendodhja e komunës së Gjakovës në Kosovë
Koordinatat: 42°23′N 20°26′E / 42.383°N 20.433°E / 42.383; 20.433
ShtetiKosova Kosova
RajoniGjakova
KomunaGjakova
Qeveria
 • KryetariArdian Gjini
Sipërfaqja
 • Rajoni13,189 km2 (5,092 sq mi)
 • Komunal586,91 km2 (226,61 sq mi)
Lartësia mbidetare
375 m (1.230 ft)
Popullsia
 (2011)
 • Qyteti
40.827
 • Dendësia (Qyteti)3,100/km2 (8,000/sq mi)
 • Komunal
94.556
 • Dendësia (Komunal)160/km2 (420/sq mi)
Emri i banorëveGjakovar
Zona kohoreUTC+1 (CET)
 • Verës (DST)UTC+2 (CEST)
Kodi postar
50000
Prefiksi+383 390
Targa e automjeteve07

Gjakova ose Jakova (serbisht: Ђаковица Đakovica) është qytet në pjesën perëndimore të Kosovës. Po ashtu Gjakova është qendër e komunës dhe rajonit me të njëjtin emër.

Toka ku filloj të ngrihet qyteti ishte në pronësi të një banori lokal serb i besimit ortodoks i quajtur Jakov, nga e mori edhe emrin. Nga arabishtja / osmanishtja prapashtesasa ova - fushë, dhe banori vendas Jaku rrjedhë edhe emri i vjetër apo Jakova (në shqip: Gjakova, J = Gj), që nënkupton “Fushat e Jakut” . Sipas dokumntave osmane hoxha Hadum Aga e bindi Jakun që ta dhuroj tokën për ndërtimin e xhamijes dhe librarisë se xhamisë më pas në atë tokë ku filloj të ndërtohet dhe qyteti, i cili në fillim u quajt Jakovë (nga turqishtja: fusha e Jakut). Në shekullin XIX filloi të përdorej emri i tanishëm. Të huajt përdorin toponimin e sllavizuar Djakovica apo Đakovica.

Qyteti përmban një sërë monumentesh nga e kaluara e pasur kulturore. Lagjja historike e qytetit është Mëhalla e Hadumit ku edhe gjinden tregu i vjetër dhe ndërtesa më e vjetër e cila ende ekziston në qytet, Xhamia e Hadumit Tregu i vjetër apo siç njihet Qarshia e Madhe ishte zemra e funksionimit ekonomik për Gjakovën, një qytet i tregtisë dhe artizanateve që shërbente fshatrat përreth nga komuna e Gjakovës, zona e Junikut, dhe Malësia e Gjakovëskufirin Kosovë-Shqipëri. Qyteti dhe rrethina luajtën rol të rëndësishëm gjatë lëvizjes kombëtare të Lidhjes së Prizrenit. Gjenerali i Portës së Lartë Maxhar Pasha u vra në një betejë të përgjakshme me forcat e Lidhjes pranë kullës së Abdullah pashë Drenit.

Qarshia e Madhe u dogj e u shkatërrua gjatë Luftës së fundit në Kosovë, por tani më është rindërtuar. Ndërsa Xhamia e Hadumit bashkë me bibliotekën e saj u dogj gjatë natës së parë të sulmeve ajrore të NATO-s nga forcat paramilitare serbe duke zhdukur kështu dokumentet e rralla që datonin që nga koha e themelimit.


From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Tubidy