Gjenocidi Armen

Rafael de Nogales Méndez (1879-1936), një Venezuelës oficer i cili ka shërbyer në ushtrinë osmane, shkroi një përshkrim të hollësishëm të masakrave në librin e tij Cuatro años bajo la media luna (Katër vjet nën hënë)

Termi Gjenocidi armen ose Masakra armene (i njohur edhe si Holokausti Armen) i referohet deportimit dhe vdekjeve të armenëve gjatë qeverisjes së qeverisë së Xhonturqve gjatë viteve 1915-1917. Kjo ngjarje momentalisht po shkakton mosmarrëveshje në mes të bashkësisë ndërkombëtare dhe Turqisë. Shumica e armenëve e shkollarëve perëndimor si dhe disa turq besojnë se vdekja e armenëve ishte rezultat i një plani shtetëror për çrrënjosje masive. Nga ana tjetër, shumica e shkollarëve turq si dhe disa perëndimorë, mendojnë se një konflikt në mes të dy palëve, së bashku me urinë dhe sëmundjet, ishte arsyeja pse një numër i armenëve vdiqën. Shifrat e numrit të vdekjeve ndryshon nga 200,000 deri në 1.8 milion, dhe ndonëse nuk ka konsensus ndërkombëtarë rreth numrit të saktë të vdekjeve të popullatës armene, shumica e burimeve perëndimore mendojnë që ky numër është së paku një milion. Gjenocidi armen është rasti i dytë më i studiuar i çka quhet gjenocid dhe shpesh krahasohet me Holokaustin.


From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Tubidy