Gjuha perse

Persishtja
Farsishtja
فارسی (fārsī)
Shqiptimi[fɒːɾˈsiː]
Vendase përIranin, Afganistanin, Taxhikistanin, Uzbekistanin
RajoniAzia Perëndimore e Qëndrore
FolësitAmtarë: 81 milionë
Total: 130 milionë[1]
Familje gjuhësore
Indo-evropiane
  • Indo-Iraniane
    • Iraniane
      • Iraniane Perëndimore
        • Iraniane Jugperëndimore
          • Persishtja
Format standarde
  • Persishtja Iraniane
  • Dari
  • Taxhik
Kodet gjuhësore
ISO 639-3fas
Zona me numër domethënës njerëzish që kanë si gjuhë amtare Persishten
Preview warning: Page using Template:Infobox language with unknown parameter "emri origjinal"
Preview warning: Page using Template:Infobox language with unknown parameter "emri tjetër"
Preview warning: Page using Template:Infobox language with unknown parameter "shtetet"

Gjuha perse, persishtja ose farsishtja (فارسی Fārsī) është një gjuhë Iraniane që flitet në Iran, Afganistan, Taxhikistan dhe Uzbekistan. Është gjuha më e folur Iraniane, pjesë e familjes së madhe të gjuhëve Indo-Evropiane. Është e shkruar zyrtarisht në Iran e Afganistan me alfabetin Pers të prejardhur nga shkrimi Arab, dhe e shkruar në Taxhikistan me alfabetin Taxhik të prejardhur nga alfabeti Cirilik.

Është e klasifikuar si vazhdim i persishtes së mesme, gjuhës zyrtare dhe letrare të Perandorisë Sasanide, vetë një vazhdim i persishtes së vjetër, gjuha e Perandorisë Akemenide. Gjuha perse është gjuhë pluricentrike (me disa forma të standartizuara) dhe gramatika e saj është e ngjashme me shumë gjuhët e sotme Evropiane.

Me një histori të gjatë para Islamit (kur ishte persishte e mesme), persishtja ishte gjuha e parë në botën Islame që e theu monopolinë e arabishtes në letërsi. Kështu u popullarizua persishtja në shkrimin e poezisë në botën islamike. Persishtja përdorej si gjuhë burokracie në këshillat e Perandorisë Osmane, Perandorisë Mogule e shtete të tjera myslimanë. Ka patur një influencë të madhe në gjuhët gjeografikisht të afërme si gjuhët e tjera Iraniane, gjuhët Turqike, Armenishten, Gjeorgjishten e gjuhët Indo-Ariane.

  1. ^ Windfuhr, Gernot: The Iranian Languages, Routledge 2009, p. 418.

From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Tubidy