ISCED

Klasifikimi Standard Ndërkombëtar i Arsimit (anglisht: International Standard Classification of Education - ISCED) është një kornizë statistikore për organizimin e informacionit mbi arsimin e mirëmbajtur nga Organizata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara (UNESCO) si pjesë e grupit ndërkombëtar të klasifikimeve ekonomike dhe sociale të Kombeve të Bashkuara. [1]

ISCED u hartua në fillim të viteve 1970 për të shërbyer "si një instrument i përshtatshëm për mbledhjen, përpilimin dhe paraqitjen e statistikave të arsimit si brenda vendeve individuale ashtu edhe në aspektin ndërkombëtare". [2] Versioni i parë, i njohur si ISCED 1976, u miratua nga Konferenca Ndërkombëtare e Edukimit (Gjenevë, 1975), dhe më pas u miratua nga Konferenca e 19-të e Përgjithshme e UNESCO-së në vitin 1976.

Versioni i dytë, i njohur si ISCED 1997, u aprovua nga Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-së në seancën e saj të 29-të në nëntor 1997 si pjesë e përpjekjeve për të rritur krahasueshmërinë ndërkombëtare të statistikave të arsimit. Ai përfshin kryesisht dy variabla të klasifikimit ndërkufitar: nivelet (7) dhe fushat e arsimit (25). Instituti i Statistikave të UNESCO-së drejtoi zhvillimin e një versioni të tretë, i cili u miratua nga Konferenca e 36-të e Përgjithshme e UNESCO-së në nëntor të vitit 2011 dhe që do të zëvendësojë ISCED 1997 në koleksionet e të dhënave ndërkombëtare në vitet e ardhshme. [3] ISCED 2011 ka 9 dhe jo 7 nivele, të krijuara duke e ndarë nivelin terciar të para-doktoratës në tre nivele. Ai gjithashtu zgjeroi nivelin më të ulët (ISCED 0) për të mbuluar një nën-kategori të re të programeve të zhvillimit arsimor të fëmijërisë së hershme, të cilat synojnë fëmijët nën moshën 3 vjeç.

Gjatë rishikimit dhe revidimit, i cili çoi në miratimin e ISCED 2011, Shtetet Anëtare të UNESCO-së ranë dakord që fushat e arsimit duhet të ekzaminohen në një proces të veçantë. Ky rishikim tani është duke u zhvilluar me qëllim të krijimit të një klasifikimi të pavarur por të ndërlidhur të quajtur Fushat ISCED të Arsimit dhe Trajnimit.

Materialet nga Qendra Evropiane për Zhvillimin e Aftësimit Profesional dhe gjithashtu Eurostat ofrojnë informacion të mëtejshëm dhe udhëzime statistikore për klasifikimin e nën-fushave të arsimit si shoqërues i ISCED. [4] [5]

  1. ^ United Nations Statistics Division: UN Classifications Registry, retrieved 30-03-2011.
  2. ^ UNESCO. 2006. International Standard Classification of Education: ISCED 1997'. http://www.uis.unesco.org/Library/Documents/isced97-en.pdf Arkivuar 23 qershor 2017 tek Wayback Machine
  3. ^ Revision of the International Standard Classification of Education (ISCED) Arkivuar 6 janar 2019 tek Wayback Machine, retrieved 05-04-2012.
  4. ^ European Centre for the Development of Vocational Training and Eurostat. 1999. Manual: Fields of training. http://www.cedefop.europa.eu/en/Files/5092_EN.PDF
  5. ^ LIGJI PËR ARSIMIN DHE AFTËSIMIN PROFESIONAL Në amëzën assembly-kosova.org Arkivuar 29 shtator 2007 tek Wayback Machine

From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Tubidy