Internacionale

Internacionale është kënga më e shquar socialiste (gjithashtu anarkiste, komuniste dhe social-demokratike) dhe një nga më të njohurat në botë.

Teksti u shkrua fillimisht në frëngjisht nga Eugène Pottier (1816–1887), ndërsa muzika u punua nga Pierre Degeyter (1848–1932) më 1888.

Kënga është kënduar edhe si himn jozyrtar i Bashkimit Sovjetik, ndërsa sot njihet si himn i socializmit. Ishte tejet e popullarizuar gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri; këndohej nëpër manifestime dhe transmetohej në radio si pjesë e shumë emisioneve.


From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Tubidy