Jordania

31°14′N 36°31′E / 31.24°N 36.51°E / 31.24; 36.51

Mbretëria Hashemite e Jordanisë
Emblema - Jordania
Flamuri i Jordanisë Emblema e Jordanisë
Moto Kombëtare: عاش المليك
Himni mbretëror joradnez
Vendndodhja - Jordania
Vendndodhja - Jordania

Jordania, zyrtarisht Mbretëria Hashimite e Jordanisë (arabisht: المملكة الأردنية الهاشمية, transliterimi: al-Mamlakah al-Urdunīyah al-Hāshimīyah), është një mbretëri arabe në Azinë Perëndimore, në bregun lindor të lumit Jordan. Jordania kufizohet nga Arabia Saudite në jug dhe në lindje, nga Iraku në veri-lindje, nga Siria në veri, nga Palestina dhe Izraeli në perëndim, duke ndarë kontrollin e Detit të Vdekur, me këtë të fundit.

Pas shkëputjes së Azisë Perëndimore nga Britania dhe Franca pas Luftës së Parë Botërore, Emirati i Transjordanisë u njoh zyrtarisht nga Këshilli i Lidhjes së Kombeve në vitin 1922. Në vitin 1946, Jordania u bë një shtet i pavarur dhe sovran i njohur zyrtarisht si e Mbretërisë Hashimite e Transjordanisë. Pas marrjes së Bregut Perëndimor gjatë Luftës arabo-izraelite vitit 1948, Abdullah I mori titullin Mbret i Jordanisë dhe Palestinës. Emri i shtetit u ndryshua në Mbretëria Hashimite e Jordanisë, më 1 dhjetor 1946, por kjo nuk u bë e zakonshme të përdoret deri disa vjet më vonë.

Edhe pse Jordania është një monarki kushtetuese, mbreti mban pushtet të gjerë ekzekutiv dhe legjislativ. Jordania është klasifikuar si një vend i "zhvillimit të lartë njerëzor" nga Raporti i Zhvillimit Njerëzor i vitit 2014, dhe një treg në zhvillim, me ekonominë e tretë më të lirë në Azinë Perëndimore dhe Afrikën e Veriut (të 38-ën në botë).[1] Jordania ka një ekonomi me "të ardhura mbi mesatare".[2] Jordania gëzon "statusin e avancuar" me Bashkimin Evropian që nga dhjetori 2010, dhe është anëtare e zonës së tregtisë së lirë Euro-Mesdhetare. Ajo është gjithashtu anëtare themeluese e Lidhjes Arabe dhe e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI).

  1. ^ "Renditja e Shteteve: Renditja e Ekonomisë Botërore dhe Globale për Lirinë Ekonomike". Heritage.org. 31 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 17 nëntor 2010. Marrë më 2 shkurt 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Shtetet dhe Grupet Huadhënëse". Data.worldbank.org. Marrë më 2 shkurt 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Tubidy