Josif Stalini

Josif Stalin
Sekretar i Përgjithshëm i KQ të PK të Bashkimit Sovjetik
Në detyrë
3 prill 1922 – 16 tetor 1952
Paraprirë ngaVjaçeslav Molotov
Pasuar ngaNikita Hrushçov
Kryetar i Këshillit të Ministrave
Në detyrë
6 maj 1941 – 5 mars 1953
Paraprirë ngaVjaçeslav Molotov
Pasuar ngaGeorgi Malenkov
Të dhëna vetjake
U lind më18 dhjetor (S.V. 6 dhjetor) 1878
Gori, Gjeorgji
Vdiq më5 mars 1953
Moskë, Bashkimi Sovjetik tani (Rusia)
NënshtetësiaGjeorgjian
Partia politikePartia Komuniste
PunësimiPolitikan
Nënshkrimi

Jozef ose Josif Visarionoviç Stalin (18 dhjetor (S.V. 6 dhjetor) 1878[1] - 5 mars 1953, mbiemri lindjes: Xhugashvilli) ishte udhëheqës i Bashkimit Sovjetik nga mesi i viteve 1920 deri në vdekjen e tij në vitin 1953. Duke mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, ai ishte efektivisht diktatori i shtetit.

Stalini ishte një nga shtatë anëtarët e Byrosë së parë Politike, e themeluar në vitin 1917 për të menaxhuar Revolucionit Bolshevik, së bashku me Leninin, Zinovievin, Kamenievin, Trockin, Sokolnikovin dhe Bubnovin. Midis revolucionarëve bolshevikë që morën pjesë në revolucionin rus të 1917, Stalini u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të partisë në 1922. Ai më pas arriti të konsolidojë pushtetin pas vdekjes së Leninit në vitin 1924 duke zgjeruar funksionet e rolit të tij, dhe duke eliminuar çdo opozitë. Ai mbeti sekretar i përgjithshëm derisa u hoq në vitin 1952, njëkohësisht duke shërbyer si kryeministër i Bashkimit Sovjetik nga viti 1941 e më pas.

Nën sundimin e Stalinit, koncepti leninist i "socializmit në një vend të vetëm", u bë një parim qendror i shoqërisë sovjetike, në kundërshtim me pikëpamjen e Leon Trockit, që socializmi duhet të përhapet përmes revolucioneve të vazhdueshme ndërkombëtare. Ai zbatoi një politikë ekonomike shumë të centralizuar të komandës, duke filluar një periudhë të industrializimit dhe kolektivizimit që rezultoi në transformimin e shpejtë të BRSS nga një shoqëri agrare në një fuqi industriale. Megjithatë, ndryshimet ekonomike u shoqëruan me burgosjen zhdukjen dhe internimin e miliona njerëzve në kampet e punës të quajtur Gulagë. Vrulli fillestar në bujqësi ndërpreu prodhimin e ushqimit dhe kontribuoi në urinë katastrofike sovjetike të viteve 1932-33, të njohur si "Golodomor" në Ukrainë. Ndërmjet 1934 dhe 1939 ai organizoi dhe udhëhoqi një spastrim masiv (i njohur si "Spastrimi i Madh") të partisë, qeverisë, forcave të armatosura dhe inteligjencës, në të cilin miliona të ashtuquajtur "armiq të klasës punëtore" u burgosën, u internuan apo u ekzekutuan, shpesh pa një proces të rregullt. Figura të mëdha në Partinë Komuniste dhe qeverisë, si dhe shumë komandantë të lartë të Ushtrisë së Kuqe, u vranë pasi u dënuan për tradhti në procese të montuara gjyqësore.

Në gusht të vitit 1939, pas përpjekjeve të dështuara për të përfunduar pakt anti-Hitler me fuqitë e tjera të mëdha evropiane, Stalini hyri në një pakt mossulmimi me Gjermaninë naziste që ndau ndikimin dhe territorin e tyre brenda Evropës Lindore, duke rezultuar në pushtimin e Polonisë në shtator të atij viti. Gjermania më vonë e shkeli marrëveshjen dhe nisi një pushtim masiv të Bashkimit Sovjetik në qershor të vitit 1941. Pavarësisht humbjeve të rënda njerëzore dhe territoriale, forcat sovjetike arritën të ndalin inkursionin nazist pas betejave vendimtare të Moskës dhe Stalingradit. Pasi mposhti fuqitë e Boshtit në Frontin Lindor, Ushtria e Kuqe pushtoi Berlinin në maj të vitit 1945, në mënyrë efektive duke i dhënë fund luftës në Europë për aleatët. Bashkimi Sovjetik më pas u shfaq si një prej dy superfuqive të njohura botërore, së bashku me Shtetet e Bashkuara. Qeveritë komuniste besnike të Bashkimit Sovjetik u krijuan në shumicën e vendeve çliruara nga pushtimi gjerman nga Ushtria e Kuqe, e cila më vonë përbënte Bllokut Lindor. Stalini nxiti gjithashtu marrëdhënie të ngushta me Mao Ce DuninKinë dhe Kim Ir SeninKorenë e Veriut.

Stalini doli fitmitar në Luftën e Dytë Botërore por shteti sovjetik u dëmtua shumë dhe pas luftës ekzekutoi shumë heronj, më vonë ai vendosi një regjim terrori.

Stalini vdiq ne disa rethana misterioze dhe pushtetin e mori Nikita Hrushçov.

  1. ^ Stalin Paradoxes of Power, 1878-1928 fq. 742, shënimi 25. Duke filluar nga rreth vitit 1920 Stalini dha një datëlindjeje me 21 Dhjetor [S.V. 9 dhjetor] 1879, pavarësisht se lindi më 18 dhjetor [S.V. 6 dhjetor] 1878

From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Tubidy