Kanceri i gjirit

Kanceri i gjirit është një kancer i cili fillon në indet e gjirit. Shenjat e kancerit të gjirit mund të përfshijnë një gungë të zmadhuar në gjoks, një ndryshim në formën e gjoksit, groposja e lëkurës, refuzimi i qumshtit, lëng që del nga thithkat etj.

Kemi dy tipe te ndryshme te kancerit te gjirit:

  • Karcinoma duktale (e kanaleve qumështçueshe)
  • Karcinoma lobulare ( e indit gjëndror qumështprodhues) : fillon në pjesët e gjirit te cilat quhen lobule.
  • Në raste te rralla mund te paraqitet edhe nga inde të tjera të gjirit(nga indi lidhor, indi vazor,indi limfatik, kercor, eshtror).

Karcinoma e gjirit mund te jete dy llojëshe: invazive dhe jo-invazive.

  • INVAZIVE do te thotë që karcinoma është i ka tejkaluar kanalet e qumështit dhe është përhapur në indin përreth kanalit a lobulit të gjirit.
  • JO-INVAZIVE do te thotë se ende nuk e ka kaluar mebranën bazale të kanalit a të lobulit të gjirit. Ky lloj ndryshe quhet "IN SITU".

- Shume karcinoma te gjirit janë te ndjeshme ndaj hormoneve "Estrogjene" (hormone seksuale). Këto hormone i ndihmojnë masës kanceroze që te përparoj. Karcinomat e tilla kane receptore estrogjen në qendër te qelizave te tyre - karcinome ER-pozitive.

- Disa gra kane karcinomen e llojit HER2-pozitive te gjirit. HER2 i referohet gjenit i cili ndihmon qelizat karcinome te rriten, te ndahen dhe te shumohen. Ky lloj historikisht është tejet agresiv dhe ka rrezik te larte që te rikthehet pas një kohe në krahasim me llojet e tjera.

Kanceri i gjirit.[1]
  1. ^ "Breast cancer". Blausen Medical. Marrë më 4 nëntor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Tubidy