Lockheed Martin F-35 Lightning II

F-35 Lightning II
TypeAvion luftarak shumërolësh i padallueshëm nga radarët
Place of origin SHBA
Service history
In servicembas 2016
Used byForcat Ajrore të SHBA
Forcat Ajrore Mbretërore
Production history
DesignerLockheed Martin
Designed2001 - në zhvillim
ManufacturerLockheed Martin Aeronautics
Unit costF-35A: US$154 milion
F-35B: US$237.7M
F-35C: US$236.8M
Produced2006 - sot
No. built63

Lockheed Martin F-35 Lightning II është një familje e avionëve luftarak me një ulëse, një motor dhe me shumë role e brezit të pestë në zhvillim për të kryer sulme në tokë, zbulim dhe misione të mbrojtjes ajrore me aftësi të qëndroj i fshehtë. F-35 ka tre modele kryesore: F-35A është një variant me ngritje dhe ulje konvencionale, F-35B është variant me ngritje të shkurtër dhe ulje vertikale, dhe F-35C është një variant për aeroplanëmbajtëse.

F-35 është zhvilluar nga X-35, produkt i programit Joint Strike Fighter (JSF). Zhvillimi i JSF-së është duke u financuar kryesisht nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Mbretëria e Bashkuar dhe qeveritë e tjera partnere sigurojnë fonde shtesë. Shtetet partnere janë ose anëtare të NATO-s ose aleatë të ngushtë të SHBA-së. Ajo është duke u projektuar dhe ndërtuar nga një ekip i industrisë ajrore të udhëhequr nga Lockheed Martin. F-35 bëri fluturimin e tij të parë më 15 dhjetor 2006.

Shtetet e Bashkuara ka në plan për të blerë një total prej 2.443 aeroplanëve për të siguruar shumicën e forcës së saj taktike ajrore për Forcat Ajrore Amerikane, Korpusit të Marinës dhe Flotës Detare gjatë dekadave të ardhshme. Mbretëria e Bashkuar, Italia, Holanda, Australia, Kanadaja, Norvegjia, Danimarka, Turqia, Izraeli dhe Japonia janë pjesë e programit të zhvillimit dhe mund të pajisin shërbimet e tyre ajrore me F-35.


From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Tubidy