One Piece

One Piece
Zhanri
Manga
Shkruar ngaEiichiro Oda
Publikuar ngaShueisha
VulosjaJump Comics
RevistaWeekly Shōnen Jump
DemografiaShōnen
Vazhdimësia origjinale22 korrik 1997 – sot
Vëllimet109
Serial televiziv anime
Ekskluzivitet mediatik

One Piece është një serial manga japoneze i shkruar dhe ilustruar nga Eiichiro Oda. Është serializuar në Weekly Shonen Jump që në 19 korrik 1997; kapitujt individualë po botohen në vëllime të pavarura nga Shueisha, me të parin të publikuar në 24 dhjetor 1997, dhe të 69-in në Mars 2013. One Piece ndjek aventurat e Monkey D. Luffy, një djalë i ri trupi i të cilit fiton karakteristikat e gomës pasi ai ha aksidentalisht një frut të detit, dhe ekuipazhit të tij të piratëve të quajtur Piratët Kapele Kashtë. Luffy eksploron oqeanin në kërkim të thesarit më të madh të njohur si One Piece, me qëllim që të bëhet Mbreti i Piratëve.

Kapitujt janë përshtatur në një video të animuar (OVA) në 1998, dhe në serial anime të prodhuar nga Toei Animation, që filloi të transmetohej në Japoni në 1999. Që atëherë, seriali ka arritur mbi 1080 episode. Përveç kësaj, Toei ka krijuar 15 filma të animuar, një OVA, dhe 5 emisione televizive. Disa kompani kanë krijuar tipe të ndryshme produktesh si lojra me letra dhe një numër të madh video lojërash.

Seriali manga u liçensua për publikim në gjuhën anglezeAmerikën Veriore nga Viz Media, në Mbretërinë e Bashkuar nga Gollancz Manga, dhe në Australi dhe Zelandën e Re nga Madman Entertainment. Seriali anime u liçensua nga Funimation Entertainment për një transmetim në anglisht në Amerikën Veriore, edhe pse seriali fillimisht u liçensua dhe u shpërnda nga 4Kids Entertainment.

Në 2008, One Piece u bë seriali manga më i shitur.[2] Në 2010, Shueisha lajmëroi se shitën mbi 260 milion volume të mangas së One Piece deri tani; volumi 61 caktoi një rekord të ri për shitjen më të madhe fillestare të një libri në Japoni me 3.8 milion kopje (rekordi i mëparshëm ishte i volumit 60 me 3.4 milion kopje). Volumi 60 ishte libri i parë që shiti mbi 2 milion kopje në javën e hapjes të panairit të librit Oricon në Japoni. One Piece është aktualisht renditet si seriali manga më i shitur.[3] Ai gëzon një rreth lexuesish të lartë, me më shumë se 280 milionë volume të serialeve të shitura në Japoni deri në 2012. One Piece ka marrë lavdata të gjëra nga kritikët, kryesisht për artin, personazhet, humorin dhe rrëfimin e tij.

  1. ^ a b "The Official Website for One Piece" (në anglisht). Viz Media. Arkivuar nga origjinali më 11 shkurt 2021.
  2. ^ "Top Manga Properties in 2008 – Rankings and Circulation Data" (në anglisht). ComiPress. Marrë më 1 mars 2009.
  3. ^ "One Piece series holds "Dome Tour" in Osaka, Tokyo" (në anglisht). Asia Pacific Arts. 24 shkurt 2011. Arkivuar nga origjinali më 26 gusht 2013. Marrë më 27 maj 2013.

From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Tubidy