Oqeani Indian

Oqeani Indian për nga madhësia është oqeani i tretë në botë. Ai zë rreth 20% të sipërfaqes ujoreTokës. Në veri kufizohet me kontinentin e Azisë, në perëndim me Afrikën, në lindje me Indokinën, Ishujt Sunda dhe me Australinë. Në jug meAntarktidën. Nga Oqeani Atlantik e ndan Meridiani i 20° i Lindjes, kurse nga Oqeani Paqësor e ndan Meridiani i 147° i lindjes. Vëllimi i këtij oqeani është rreth 292.131.000 km³[1]

Oqeani Indian është rrugë tranzite në mes të Azisë dhe Afrikës, prandaj edhë ka qenë arenë e konflikteve. Për shkak të madhësisë, asnjë shtet nuk ka mundur ta mbizotërojë, deri në vitet 1800, kur Britania e Madhe kontrollonte pjesën më të madhe të kufirit tokësor të tij.

Oqeani Indian
  1. ^ Donald W.Gotthold, Julia J. Gotthold (1988). Indian Ocean: Bibliography. Clio Press. ISBN 1851090347. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Tubidy