Rumania

Rumania
România (Rumanisht)
Himni: "Deșteaptă-te, române!"
("Awaken thee, Romanian!")
Location of Rumania (dark green)

– in Europe (green & dark grey)
– in the European Union (green)  –  [Legend]

KryeqytetiBukureshti
44°25′N 26°06′E / 44.417°N 26.100°E / 44.417; 26.100
Qyteti më i madhKryqyteti
Gjuhët zyrtareRumanisht[1]
Gjuhët e njohura
të pakicave[2]
Grupet etnike
(2021)[3]
Besimi
(2021)[3]
  • 9.0% të pafe
  • 5.8% nuk janë përgjigjur
  • 0.5% të tjerëë
  • NofkaRomanian
    Qeveria
    Lloji i qeverisjesRepublika gjysmë presidenciale unitare
    Klaus Iohannis
    Marcel Ciolacu
    KuvendiParlamenti
    Senati
    Dhoma e Deputetëve
    Historia e themelimit
    1330
    1346
    • Bashkimi
    24 janar 1859
    9 maj 1877/1878
    1918/1921
    1941
    30 dhjetor 1947
    14 dhjetor 1955
    27 dhjetor 1989[4][5][6]
    8 dhjetor 1991
    1 janar 2007
    Sipërfaqja
    • Gjithsej
    238,397 km2 (92,046 sq mi)[7] (81-të)
    • Ujë (%)
    3
    Popullsia
    • 2021 census
    Neutral decrease 19,053,815[3]
    • Dendësia
    79.9/km2 (206.9/sq mi) (136th)
    Ekonomia
    PBB (PFB)Përllogaritje 2023 
    • Gjithsej
    Increase $783.903 trilionë[8] (35th)
    • Për kokë banori
    Increase $41,633[8] (47th)
    PBB (zyrtare)Përllogaritje 2023 
    • Gjithsej
    Increase $348.902 billion[8] (45th)
    • Për kokë banori
    Increase $18,530[8] (54th)
    MonedhaLeu rumun (RON)
    Të dhëna të tjera
    Gini (2021)Negative increase 34.3[9]
    i mesëm
    IZHNJ (2021)Decrease 0.821[10]
    shumë i lartë · 49-të
    Zona kohoreUTC+2 (EET)
    • Verës 
    UTC+3 (EEST)
    Formati i datësdd.mm.yyyy (AD)
    Ana e drejtimit të makinësright
    Prefiksi telefonik+40
    Kodi ISO 3166RO
    Kodi i internetit TLD.roa
    1. Gjithashtu .eu, i ndarë me shtetet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian.

    Rumania (rumanisht: România) është shtet i pavarur në pjesën juglindoreEvropës dhe shtrihet në qendër të Siujdhesës Ballkanike, ku kufizohet me Ukrainën dhe Moldavinë në veri-lindje, Hungarinë dhe Serbinë në perëndim dhe Bullgarinë në jug. Rumania ka dalje të ngushtë në Detin e Zi dhe shtrihet deri në Fushën e Panonisë. Ky vend ka një sipërfaqe prej 238,397 km² dhe me një popullsi prej nën 18.9 milionë banorë (2023), prej të cilëve afro 2 milion banojnë dhe jetojnë në Bukuresht, kryeqyteti dhe qendra më e rëndësishme e vendit.

    Shteti modern rumun u formua në vitin 1859 përmes një bashkimi personal të Principatave DanubianeMoldavisë dhe Vllahisë. Shteti i ri, i quajtur zyrtarisht Rumania që nga viti 1866, fitoi pavarësinë nga Perandoria Osmane në vitin 1877. Gjatë Luftës së Parë Botërore, pasi shpalli neutralitetin e saj më 1914, Rumania luftoi së bashku me Fuqitë Aleate nga viti 1916. Pas luftës, Bukovina, Besarabia, Transilvania dhe pjesë të Banatit, Crișana dhe Maramureș u bënë pjesë e Mbretërisë së Rumanisë.[11] Në qershor-gusht 1940, si pasojë e Paktit Molotov-Ribbentrop dhe Çmimit të Dytë të Vjenës, Rumania u detyrua t'i lëshonte Besarabinë dhe Bukovinën Veriore Bashkimit Sovjetik dhe Transilvaninë Veriore Hungarisë. Në nëntor 1940, Rumania nënshkroi Paktin Trepalësh dhe, rrjedhimisht, në qershor 1941 hyri në Luftën e Dytë Botëroreanën e Boshtit, duke luftuar kundër Bashkimit Sovjetik deri në gusht 1944, kur u bashkua me aleatët dhe rimori Transilvaninë e Veriut. Pas luftës dhe pushtimit nga Ushtria e Kuqe, Rumania u bë një republikë socialiste dhe anëtare e Paktit të Varshavës. Pas revolucionit të vitit 1989, Rumania filloi një tranzicion drejt demokracisë dhe ekonomisë së tregut.

    Rumania është një vend i zhvilluar[12][13][14] dhe një fuqi e mesme e mundshme në çështjet ndërkombëtare.[15][16] Ajo ka një ekonomi me të ardhura të larta, duke qenë e 45-ta në botë për nga PBB-ja nominale. Rumania përjetoi rritje të shpejtë ekonomike në fillim të viteve 2000; ekonomia e saj tani bazohet kryesisht në shërbime. Është një prodhues dhe eksportues neto i makinave dhe energjisë elektrike nëpërmjet kompanive si Automobile Dacia dhe OMV Petrom. Shumica e popullsisë së Rumanisë janë rumunë etnikë dhe e identifikojnë veten fetarisht si të krishterë ortodoksë lindorë, që flasin rumanishten, një gjuhë romane (më konkretisht romane lindore/dako-romane). Kisha Ortodokse Rumune është besimi më i madh fetar në vend. Rumania është anëtare e Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, NATO-s, Këshillit të Evropës, BSEC dhe OBT-së.

    1. ^ "Constitution of Romania" (në anglisht). Cdep.ro. Arkivuar nga origjinali më 7 shtator 2017. Marrë më 2 tetor 2013.
    2. ^ "Reservations and Declarations for Treaty No.148 – European Charter for Regional or Minority Languages". Council of Europe (në anglisht). Council of Europe. Arkivuar nga origjinali më 8 dhjetor 2015. Marrë më 3 dhjetor 2015.
    3. ^ a b c "2021 Romanian Census (preliminary results)" (PDF) (në rumanisht). INSSE. Marrë më 7 janar 2023.
    4. ^ Elgie, Robert (28 nëntor 2017). Political Leadership: A Pragmatic Institutionalist Approach (në anglisht). Springer. ISBN 9781137346223 – nëpërmjet Google Books.
    5. ^ Romania Directory (në anglisht). Editura Cronos. 1 prill 1990. ISBN 9789739000000 – nëpërmjet Google Books.
    6. ^ "DECRET-LEGE 2 27/12/1989 - Portal Legislativ". legislatie.just.ro (në rumanisht).
    7. ^ "Romanian Statistical Yearbook (2022) – 1.8 Administrative organisation of Romanian territory, on December 31, 2021 (pg.17)" (PDF) (në anglisht). INS (www.insse.ro/cms/en). Marrë më 20 mars 2023.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
    8. ^ a b c d "World Economic Outlook Database, April 2023 Edition. (Romania)". IMF.org (në anglisht). Fondi Monetar Ndërkombëtar. Marrë më 11 prill 2023. {{cite web}}: |archive-date= ka nevojë për |archive-url= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
    9. ^ "Gini coefficient of equivalised disposable income – EU-SILC survey". ec.europa.eu (në anglisht). Eurostat. Marrë më 16 gusht 2022.
    10. ^ "Human Development Report 2021/2022" (PDF) (në anglisht). Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin. 8 shtator 2022. Marrë më 8 shtator 2022.
    11. ^ Stoleru, Ciprian (13 shtator 2018). "Romania during the period of neutrality". Europe Centenary (në anglishte amerikane). Marrë më 4 mars 2020.
    12. ^ United Nations: World Economic Situation and Prospects 2021, p. 125
    13. ^ United Nations: World Economic Situation and Prospects 2022, p.153
    14. ^ United Nations: World Economic Situation and Prospects 2023, p. 117.
    15. ^ "Middle Powers Realities in the EU amid Great Power Ambitions" (PDF) (në anglisht).
    16. ^ "A Balancing Act | Strategic Monitor 2018-2019". www.clingendael.org (në anglisht). Marrë më 2023-04-01.

    From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

    Developed by Tubidy