Sheriati

Sheriati (arabisht شريعة = šariʿa, shari’a, me kuptimin ‚rrugë për në lug‘, ‚rrugë e çarë, e qartë‘; edhe ‚ligj fetar‘, ‚rit‘; e rrjedhur nga folja شرع = shara’a = šaraʿa = udhëheq rrugën, urdhëroj, caktoj (edhe ligjin); forma në shqip është marrë nga ajo turqisht şerîat) është kodi ligjor i legjitimuar fetarisht, i pandryshueshëm i fesë islame. Forma në shumës (شرائع = shara’i’ = šaraʾiʿ) cilëson tërësinë e të gjitha rregullave përmbajtës në të. Me fikh nënkuptohet jurisprudenca në fenë islame. Ajo shtrihet në të gjitha marrëdhëniet e jetës fetare, civile dhe shtetërore dhe kërkon që çdo marrëdhënie e jetës publike apo private të rregullohet sipas këtij kodi fetar.


From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Tubidy