Shkenca

Shkenca (lat. "scientia" - njohuri, dituri, dije)[1] është tërësia e veprimtarive njohëse dhe përgjithësuese, një sistem dijesh e njohurish për ligjet e zhvillimit të natyrës, shoqërisë, dukurive dhe objekteve dhe që është formuar historikisht duke hulumtuar, studiuar dhe vëzhguar botën reale e jetën, dhe duke bërë përgjithësime teorike. Ajo zakonisht mbështetet në argumente dhe njohuri ekzakte. Shkencë është edhe veprimtaria që zhvillohet në një fushë apo në një degë të caktuar të dijes, e vështruar si një lloj i veçantë pune.

  1. ^ Baku, Pasho, red. (2011). "Shkencë". Enciklopedia universale e ilustruar. Tiranë: Shtëpia Botuese Bacchus. fq. 704. OCLC 734077163.

From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Tubidy