Shoqata Max-Planck

Shoqata Max-Planck për studime shkencore ose ndryhse Shoqata "Max-Planck-Gesellschaft zur Förderung der Wissenschaften" *gjermanisht: Max-Planck-Gesellschaft zur Förderung der Wissenschaften Eingetragener Verein) është një shoqatë e pavarur kërkimore. Ajo merret me studime shkencore dhe institutet e saj drejtohen prej personaliteteve të shquara në fushën e shkencës. Institutet Max-Planck konsiderohen si "centres of excellence" dhe kanë reputacion të madh brenda dhe jashtë Gjermanisë. Dhe jo pa të drejtë, sepse që prej themelimit të tyre në vitin 1948 17 studiues të shoqatës Max-Planck janë nderuar me çmimin Nobel.

Aktualisht shoqata Max-Planck mbështet 80 institute, qendra studimore, laboratorë dhe grupe pune, që merren me një spektër të gjërë temash shkencore. Institutet janë të pavarura në përzgjedhjen e temave të studimit dhe zhvillimin e studimeve.


From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Tubidy