Simone de Beauvoir

Simone de Beauvoir
Beauvoir në 1967
EmriSimone Lucie Ernestine Marie Bertrand de Beauvoir
Lindja(1908-01-09)9 janar 1908
VendlindjaParis, France
VdekjaGabim: Nevojitet datë e vlefshme vdekjeje (data e parë): data, muaji, viti
VendvdekjaParis, France
EraFilozofia e shekullit të XX-të
RajoniFilozofia perëndimore
Shkolla/tradita
  • Ekzistencializëm
  • Fenomenologjia ekzistuese
  • Feminizmi francez
  • Marksizmi Perëndimor
Interesimet
  • Filozofia politike
  • Etika e feminizmit
  • Fenomenologjia ekzistuese
Ide të famshme
  • "Etika e paqartësisë"
  • Etika feministe
  • Feminizmi ekzistues
Simone de Beauvoir-i dhe Jean-Paul Sartre-i në Pekin, 1955

Simone Lucie Ernestine Marie Bertrand de Beauvoir (shqip: Simonë dë Bovuar; shqiptimi frëngjisht[simɔn də bovwaʁ]  ( dëgjoni); 9 janar 1908 – 14 prill 1986) ishte një shkrimtare franceze, intelektuale, filozofe ekzistencialiste, aktiviste politike, feministe dhe teoriciente shoqërore. Megjithëse ajo nuk e konsideronte veten një filozofe, ajo pati një ndikim të madh në ekzistencializmin dhe teorinë feministe.[1]

De Beauvoir shkroi novela, ese, biografi, autobiografi dhe monografi mbi filozofinë, politikën dhe çështjet sociale. Ajo ishte e njohur për traktatin e saj të vitit 1949, "Seksi i Dytë" (fr:Le Deuxième Sexe ose Gjinia e dytë), një analizë e hollësishme e shtypjes së grave dhe një traktat themelor i feminizmit bashkëkohor; gjithashtu njihet për romanet e saj, duke përfshirë "Mikesha" (fr:L'Invitée) dhe Mandarins (fr:Les Mandarins). Ajo ishte e njohur për marrëdhënien e saj të hapur me filozofin francez Jean-Paul Sartre.

  1. ^ Bergoffen, Debra, "Simone de Beauvoir", The Stanford Encyclopedia of Philosophy (Fall 2010 Edition), Edward N. Zalta (ed.

From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Tubidy