Siria

35°N 38°E / 35°N 38°E / 35; 38


الجمهوريّة العربيّة السّوريّة
Emblema - Siria
Siria Siria
Moto Kombëtare: "Bashkim, Liri, Socializëm"
Vendndodhja - Siria
Vendndodhja - Siria

Siria, zyrtarisht Republika Arabe e Sirisë, është një shtet në Azinë perëndimore që kufizohet me Libanin dhe në perëndim ka dalje në Detin Mesdhe, me Turqinë në veri, me Irakun në lindje, me Jordaninë në jug dhe me Izraelin në jugperëndim. Kryeqytet i Sirisë është Damasku (1 934 000 – 2001).

Sipërfaqja e Sirisë përbëhet nga një zonë bregdetare me një rrip të ngushtë, të dyfishtë malesh që ulen në perëndim drejt Detit Mesdhe dhe një rrafshnaltë shumë e madhe në lindje. Klima është kryesisht e thatë, rreth tre të pestat e të vendit kanë më pak se 250 milimetra rreshje në vit. Toka pjellore është burimi më i rëndësishëm natyror i vendit, dhe janë bërë përpjekje për të rritur sasinë e tokës së punueshme nëpërmjet projekteve të ujitjes.

Popullsia është e përzier dallohen arabët sirianë, kurdët dhe armenët. Për nga feja dominojnë anëtarët e fesë së myslimanëve me rreth 80% të ritit/drejtimit synit, pastaj vinë me radhë të krishterët, jehuditë dhe anëtarët e një besimi të quajtur drusë (Druzët).

Në bregdet, luginat e lumit dhe fushat e ujitura mbillen misri, mëndafshi, pemët dhe rrushi. Blegtoria veçohet për kultivimin e dhenve dhe dhive. Si pasuri natyror ka naftën dhe gazin natyrorë. Në Siri po ashtu ndër të tjerat është e zhvilluar industria e tekstilit dhe e produkteve ushqimore. Partner të tregtisë kryesisht janë vendet Evropiane, Turqia, Arabia Saudite dhe Libani.

Ka dy porta të njohura bregdetare, në Latakia edhe në Banias, ndërsa porta ajrore ndërkombëtare ndodhet në kryeqytet.

Kohët e fundit Siria është në luftë civile mes qeverisë dhe opozitës dhe popullsia sa vjen e pakësohet nga numri i lartë i refugjatëve.


From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Tubidy