Sri Lanka

7°N 81°E / 7°N 81°E / 7; 81

Republika Demokratike Socialiste e Sri Lankës

இலங்கை சனநாயக சோஷலிசக் குடியரசு
Illankai Chananaayaka Chosalisa Kudiyarasu
Emblema - Sri Lanka
Flamuri i Sri Lankës Emblema e Sri Lankës
Moto Kombëtare: s´ka
Vendndodhja - Sri Lanka
Vendndodhja - Sri Lanka

Sri Lanka (Gjuha Sinhala: ශ්‍රී ලංකා ප්‍රජාතාන්ත්‍රික සමාජවාදී ජනරජය, Gjuha Tamile: இலங்கை ஜனநாயக சோசலிச குடியரசு) zyrtarisht Republika Demokratike Socialiste e Sri Lankës dhe e njohur që nga fillimi i sundimit kolonial britanik deri më 1972 si Cejloni, është një shtet ishullor në Oqeanin Indian pranë bregut jugor të Indisë.

Sri Lanka ka kufij detarë me Indinë në veriperëndim dhe Maldivet në jugperëndim. Historia e dokumentuar e Sri Lankës përfshin tre mijë vjet. Vendodhja e saj dhe portet e thellë i kanë dhënë asaj një rëndësi të madhe strategjike që nga koha e lashtë e "Rrugës së Mëndafshit" deri në Luftën e Dytë Botërore. Sri Lanka është një shtet me shumë fe, pakica etnike dhe gjuhë. Shkrimet e para budiste janë bërë në këtë ishull. Sinhalezët përbëjnë shumicën e popullsisë. Pakicat përfshijnë tamilët, Moorët muslimanë, Burgherët, Kafirët, Malajët dhe autoktonët Vedda. Historia e kohëve të fundit në vend ka qenë e njollosur nga një konflikt 30 vjeçar ndëretnik i cili përfundoi në mënyrë të vendosur por të diskutueshme me një fitore ushtarake në vitin 2009.

Sri Lanka është një republikë e qeverisur nga një sistem presidencial. Kryeqyteti Sri Jayawardenapura-Kotte, të cilit një president i vuri emrin e tij, është një periferi e qytetit më të madh, Kolombo. Sri Lanka është një prodhues i rëndësishëm i çajit, kafesë, gurëve të çmuar, arrave të kokosit, gomës dhe kanellës. Ajo është quajtur pika e lotit e Indisë për shkak të formës dhe vendodhjes së saj dhe njihet si "perla e Oqeanit Indian", për bukuritë e saj natyrore. Sri Lanka njihet edhe si "vendi njerëzve të qeshur". Ishulli përmban pyje tropikale, dhe peizazhe të ndryshme me biodiversitet të lartë.

Vendi ka pasur një histori të gjatë të angazhimit ndërkombëtar, duke qenë anëtar themelues i SAARC dhe anëtar i Kombeve të Bashkuara, Kombeve të Komonuelthit, G77 dhe Lëvizjes së të Paangazhuarve.


From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Tubidy