Suedia

Mbretëria e Suedisë
Konungariket Sverige (Suedisht)
Himni: 
"Du gamla, du fria"[a]
("Ti i lashtë, ti i lirë")
Himni mbretëror: 
"Kungssången"
(Shqip: "Kënga e Mbretit")
Vendndodhja e Suedisë (e gjelbër e errët)
– në Evropë (e gjelbër dhe gri e errët)
– në Bashkimin Evropian (e gjelbër) –
Kryeqyteti
dhe qyteti më i madh
Stokholm
59°21′N 18°4′E / 59.350°N 18.067°E / 59.350; 18.067
Gjuhët zyrtareSuedishtja[b]
Gjuhët e pakicave kombëtare
NofkaSuedez
Qeveria
Lloji i qeverisjesMonarkia kushtetuese parlamentare unitare
• Monarku
Carl XVI Gustaf
Andreas Norlén
Ulf Kristersson
KuvendiRiksdag
Historia
• U krijua një mbretëri e bashkuar suedeze
Nga fundi i shekullit të 10-të
• Pjesë e Bashkimit të Kalmarit
17 qershor 1397 – 6 qershor 1523
1611 – 1721
1 janar 1995
• U bashkua me NATO
7 mars 2024
Sipërfaqja
• Gjithsej
450,295[4] km2 (173,860 sq mi) (55-të)
• Ujë (%)
8.97 (2022)[5]
Popullsia
• Përllogaritje 31 maj 2023
Neutral increase 10,540,886[6] (87-të)
• Dendësia
25/km2 (64.7/sq mi) (198-të)
Ekonomia
PBB (PFB)Përllogaritje 2023 
• Gjithsej
Increase $715.995 billion[7] (40-të)
• Për kokë banori
Increase $66,209[7] (17th)
PBB (zyrtare)Përllogaritje 2023 
• Gjithsej
Increase $597.110 billion[7] (25-të)
• Për kokë banori
Decrease $55,215[7] (12-të)
MonedhaKrona suedeze (SEK)
Të dhëna të tjera
Gini (2022)Negative increase 27.6[8]
i ulët
IZHNJ (2022)Increase 0.952[9]
shumë i lartë · 5th
Zona kohoreUTC+1 (CET)
• Verës 
UTC+2 (CEST)
Ana e drejtimit të makinësdjathtas[d]
Kodi i internetit TLD.se[e]
Faqja zyrtare
sweden.se

Suedia (Suedisht: Sverige) zyrtarisht Mbretëria e Suedisë (Suedisht: Konungariket Sverige), është një shtet skandinav në pjesën veriore të Evropës. Suedia kufizohet me Norvegjinë në perëndim dhe Finlandën në lindje dhe është e lidhur me Danimarkën nëpërmjet urës mbi ngushticën Öresund.

Me një sipërfaqe prej 450.295 kilometra katrorë Suedia është vendi i tretë më i madh në Bashkimin Evropian dhe i pesti në Evropë për nga sipërfaqja. Popullsia e Suedisë është rreth 10.4 milion. Suedia ka një dendësi të ulët të popullsisë prej 25 banorë për kilometër katrorë me popullsinë përqendruar kryesisht në pjesën jugore të vendit. Rreth 85% e popullsisë jetojnë në zonat urbane. Kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Suedisë është Stokholmi.

Suedia doli si një shtet i pavarur dhe i bashkuar gjatë Mesjetës. Në shekullin e 17, vendi zgjeroi territoret e tij duke formuar Perandorinë Suedeze. Perandoria u rrit në një nga fuqitë e mëdha të Evropës në shekullin e 17-të dhe në fillim të shekullit të 18-të. Pjesa më e madhe e territoreve të pushtuara jashtë Gadishullit Skandinav u humbën gjatë shekujve të 18 dhe 19. Gjysma lindore e Suedisë, Finlanda e sotme, u humb ndaj Rusisë në vitin 1809. Lufta e fundit në të cilën Suedia u përfshi direkt ishte në vitin 1814, kur Suedia me presion ushtarak e detyroi Norvegjinë të bashkohej me të. Që atëherë, Suedia ka qenë në paqe, duke ndjekur një politikë të mos marrjes pjesë në aleanca ushtarake në kohë paqeje dhe të neutralitetit në kohë lufte. Suedia është anëtare e Bashkimit Evropian që nga 1 janari 1995 dhe është anëtare të OECD.

Sot, Suedia është një monarki kushtetuese me një demokraci parlamentare të qeverisjes dhe një ekonomi shumë të zhvilluar. Në vitin 2011, Suedia u rendit e katërta në botë në indeksin e demokracisë të revistës "The Economist" dhe e nënta në Indeksin e Zhvillimeve NjerëzoreKombeve të Bashkuara të vitit 2013. Në vitin 2010, Suedia kishte rritjen më të shpejtë ekonomike në Bashkimin Evropian.

Në vitin 2012, Forumi Botëror Ekonomik e renditi Suedinë si vendin e katërt më konkurrues në botë. Sipas Kombeve të Bashkuara, ajo ka vdekshmërinë foshnjore të tretë më të ulët në botë.


Gabim referencash: Etiketat <ref> ekzistojnë për një grup të quajtur "lower-alpha", por nuk u gjet etiketa korresponduese <references group="lower-alpha"/>

  1. ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura Swedish
  2. ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura Swedish2
  3. ^ "Är svenskan också officiellt språk i Sverige?" [A është edhe suedishtja gjuhë zyrtare në Suedi?] (në suedisht). Këshilli Suedez i Gjuhës. 1 shkurt 2008. Arkivuar nga origjinali më 6 shkurt 2014. Marrë më 22 qershor 2008.
  4. ^ "Sweden country profile". BBC News (në anglisht). 6 dhjetor 2023. Arkivuar nga origjinali më 19 nëntor 2023. Marrë më 6 dhjetor 2023.
  5. ^ "Land- och vattenareal per den 1 januari efter region och arealtyp. År 2012 - 2022" (në suedisht). Statistics Sweden (SCB). Arkivuar nga origjinali më 10 korrik 2022. Marrë më 11 janar 2023.
  6. ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura population
  7. ^ a b c d "World Economic Outlook Database, October 2023 Edition. (Sweden)". IMF.org (në anglisht). International Monetary Fund. 10 tetor 2023. Arkivuar nga origjinali më 13 tetor 2023. Marrë më 11 tetor 2023.
  8. ^ "Gini coefficient of equivalised disposable income – EU-SILC survey". ec.europa.eu (në anglisht). Eurostat. Arkivuar nga origjinali më 9 tetor 2020. Marrë më 25 nëntor 2023.
  9. ^ "Human Development Report 2023/2024" (PDF) (në anglisht). United Nations Development Programme. 13 mars 2024. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 13 mars 2024. Marrë më 13 mars 2024.

From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Tubidy