Terrorizmi

Sulmet e 11 shtatorit në New York, më 2001

Terrorizëm është dhunë e paramenduar[1] ndaj masës jo luftuese me qëllim ndikimin e opinionit publik për te arritur më pas në goditjen e objektivave me natyrë politike, ushtarake apo ideologjike. Për rrjedhoje marrin kuptimet e tyre fjalët terrorist dhe terrorizoj.

Terrorizmi konsiston në kryerjen e një krimi nga një individ, një grup apo nga një shtet. Terrorizmi përdoret për të ngjallure te njerëzit një ndjenjë frike e cila në shumë raste është shumë më e madhe se pasojat e vërteta të aktit. Këto akte kane dy shënjestra, popullsinë ose dikasteret e rëndësishme të një shteti. Shkaqet e terrorizmit janë politike, për destabilizimin e një shoqërie por edhe për hakmarrje. Qëllime të ndryshme kanë çuar në themelimin e organizatave të ndryshme të cilat më pas nëpërmjet mesazheve të tyre me karakter politik ose fetar ngjallin frikë dhe panik në radhët e popullsisë. Shumë ide politike janë instrumentalizuar nga organizata terroriste për të justifikuar veprimet e tyre. Si rrjedhojë grupe terroriste eksitojnë në çdo ideologji.

  1. ^ "In extended or weakened use: the instilling of fear or terror; intimidation, coercion, bullying" (Stampa:Cite OED).

From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Tubidy