Tirana

Tirana
Tirana is located in Earth
Tirana (Earth)
Koordinatat: 41°19′44″N 19°49′04″E / 41.32889°N 19.81778°E / 41.32889; 19.81778
ShtetiShqipëria Shqipëria
QarkuTirana
BashkiaTirana
Themeluar më1614
Qeveria
 • KryetariErion Veliaj[1] (PS)
 • Nën-kryetariToni Gogu (PS)[2]
 • KëshilliKëshilli Bashkiak i Tiranës
Sipërfaqja
 • Bashkia1.110 km2 (430 sq mi)
 • Qyteti41,8 km2 (161 sq mi)
Lartësia mbidetare
110 m (360 ft)
Popullsia
 (2023)
 • Popullsia urbane
418,495
 • Bashki
598,176
 • Dendësia (Bashki)502/km2 (1,300/sq mi)
 • Gjendje civile
887,778
Emri i banorëvetiranas(e), tirons(e)
Zona kohoreUTC+1 (CET)
 • Verës (DST)UTC+2 (CEST)
Kodi postar
1000
AeroportiAeroporti i Tiranës
Autostrada
Faqja zyrtaretirana.al

Tirana, në të folmen tiranase: Tirona, është kryeqendra e qarkut dhe rrethit me të njëtin emër dhe kryeqyteti i Republikës së Shqipërisë. Tirana ndodhet në qendër të Shqipërisë, rreth 35 km në lindje të Durrësit dhe rreth 40 km në veriperëndim të Elbasanit, në një luginë të rrethuar nga Mali i Dajtit në lindje, kodrat e Kërrabës dhe Saukut në jug, kodrat e Vaqarrit dhe Yzberishtit në perëndim dhe ato të Kamzës në veri.[5]

1614, valiu i Shkodrës,[6] Sylejman pashë Bargjini nga Mulleti e ngriti në rangun e kasabasë,[7] por haset e përmendur që më 1418 në një dokument të Venedikut, duke qenë pjesë e viseve të banuara vazhdimisht që nga Epoka e Hekurit. Në kushtet e Luftës Ballkanike, paria e Tiranës shpalli pavarësinë 26 nëntor 1912 dhe u shpall kryeqytet i përkohshëm i Shqipërisë në 9 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës dhe pjesëtarët e Këshillit Kombëtar hynë në qytet në 11 shkurt 1920. Përfundimisht Tirana u shpall kryeqytet i Shqipërsisë në vitin 1925 nga Asambleja Kushtetuese. Ishte vendi qendror i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. Sot qyteti po përjeton një periudhë të zhvillimit progresiv ekonomik, social dhe urban, me ndërtimin dhe rregullimin monumentale e parqeve, ndërtesave, duke përfshirë edhe rindërtimin e objekteve fetare të shkatërruara gjatë pushtimit turk dhe regjimit komunist.

Qyteti i Tiranës është qyteti më i madh i Shqipërisë dhe qendra më e madhe ekonomike, administrative, politike, industriale, mediale, akademike, sociale dhe kulturore e vendit.[8] Tirana ndodhet vetëm 17 km larg aeroportit "Nënë Tereza", i vetmi aeroport ndërkombëtar në Shqipëri i njohur dhe me emrin Rinas. Ky aeroport është hyja më e rëndësishme lidhëse ndërmjet Shqipërisë dhe pjesës tjetër të botës.[5] Tirana shtrihet në koordinatat 41.33° veri dhe 19.82° lindje.

  1. ^ "Kryetari i Tiranës". Bashkia Tiranë. Arkivuar nga origjinali më 23 shtator 2020. Marrë më 23 shtator 2020. {{cite web}}: Mospërputhje stampash kohore te |archive-date= / |archive-url=; sugjerohet 24 shtator 2020 (Ndihmë!)
  2. ^ "Municipal chairman of Tirana" (në anglisht). Bashkia Tiranë. Arkivuar nga origjinali më 23 shtator 2020. Marrë më 23 shtator 2020.
  3. ^ "Pasaporta e Bashkisë Tirana". Porta Vendore. Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2021. Marrë më 6 tetor 2021.
  4. ^ "Bashkia Tirana". Albanian Association of Municipalities (AAM). Arkivuar nga origjinali më 12 tetor 2020. Marrë më 12 tetor 2020.
  5. ^ a b "Tirana, kryeqyteti me zhvillim të vrullshëm" (PDF). 21 maj 2011. Arkivuar nga Dokumenti origjinali më 12 tetor 2011. Marrë më 21 maj 2011. {{cite web}}: Shiko vlerën e |url= (Ndihmë!)
  6. ^ Day, Alan John (2002). East, Roger (red.). A political and economic dictionary of Eastern Europe (në anglisht). Routledge. fq. 567. ISBN 9781857430639.
  7. ^ Kiel, Machiel (2012) [1990]. Arkitektura osmane në Shqipëri (1385-1912). Përkthyer nga Holta Vrioni. Stamboll: IRCICA. fq. 378. ISBN 9789290632429.
  8. ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura Dokument Tirana1

From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Tubidy