Uzbekistani

Uzbekistani është republikë në Azinë qendrore dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 447 400 km2 në të cilën banojnë diku më shumë se 23,34 milionë banorë. Kryeqytet i Uzbekistanit është Tashkenti. Në përgjithësi pjesa lindore e vendit është gjysmëshkretëtirë dhe pjesa jug-lindore është malore.

Popullsia e Uzbeksitanit përbëhet nga 80% Uzbekë dhe pjesa tjetër përbëhet nga rusët dhe popujt e quajtur taxhik, kozakë, tatar dhe karakalpakë.

Ekonomia e Uzbekistanit është e varur veçanërisht nga kultivimi i pemëve, mëndafshit, xehetaria e bazuar në disa miniera të arit, burime të gazit natyror dhe naftës. Sektorë tjerë të zhvilluar të ekonomisë janë kultivimi i drithërave, pemëve, rrushit si dhe industria e tekstilit, metaleve, produkteve kimike dhe ushqimore.

President : Shavkat Mirzijajev


From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Tubidy